29 shtator 2015 – Edhe në ditët e fundit të muajit shtator, Durrësi dhe rrethinat e tij do të përjetojnë mot të kthjellët me shumë pak vranësira.
Megjithëse temperaturat kanë rënë ndjeshëm krahasuar me muajin e kaluar, në mesditë plazhistët e thekur mund të shijojnë përsëri ditët e bukura të fundit të sezonit veror.
Temperaturat maksimale të ajrit nuk do të kalojnë 26-27 gradë, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta me temperatura 10 gradë më të ulëta.
/portali DurresLajm/