Futbollisti Enis Çokaj, kthehet në Kroaci pas një sezoni e gjysmë në kampionatin grek te Panathinaikos.
Ndërkombëtari shqiptar ka nënshkruar me klubin e Osijek deri në fund të sezonit 2023-2024.
Formula e transferimit të 24-vjeçarit nga Osijek është huazim me të drejtë blerje të kartonit.
Klubi kroat e prezantoi mesfushorin e kombëtares nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale.
Pas nënshkrimit të kontratës, Çokaj është vënë nën urdhrat e trajnerit Zoran Zekiç dhe të mërkurën zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e ri.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë për mesfushorin e grumbulluar edhe nga ekipi kombëtar në Kroaci.
Pas nënshkrimit me Shkëndijën U19, Çokaj u transferua në Kroaci te Lokomotiva Zagrebit në korrik të vitit 2018. Në janar të 2019, ai u huazua te Laçi dhe në qershor u kthye sërish në Kroaci ku qëndroi deri në verën e vitit 2022.
Në merkaton e verës së vitit 2022, ai iu bashkua gjigandeve të Panathinaikos, të cilët paguan 1 mln euro për të siguruar shëbrimet e tij.
Në sezonin e parë në futbollin grek, ai grumbulloi 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa këtë vit ka luajtur vetëm 5 takime.





