Rastet kur futbollistët përfundojnë në polici nuk janë të pakta, herë për ngjarje të makinës në gjendje të dehur, herë për ndonjë  sherr në klubet e natës.Këtë herë nën pranga ka përfunduar futbollisti francez i Bajernit të Mynihyt, Kingslei Koman, siç edhe raporton “L’Equipe”.

I arrestuar, më pas sërish i lirë! Me një akuzë shumë të rëndë: dhunë në shtëpi ndaj ish-të dashurës. Në këtë mënyrë ka përfunduar në telashe sulmuesi i ri i Bayern Munich, ish-lojtari i Juventus, Kingsley Coman.“L’Equipie” ka bërë të ditur se Coman është arrestuar në mëngjes nga policia e Senna dhe Marna, jo shumë larg nga Parisi dhe është lënë i lirë pak më vonë. Vetë futbollisti ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës që përfundoi në spital dhe do të qëndrojë atje për 8 ditë.Në shtator do të bëhet gjyqi i Coman. Sipas asaj që bën të ditur shtypi, vajza i ka marrë password për rrjetin social “Instagram” futbollistit francez dhe ky i fundit ka reaguar në mënyrën më të keqe të mundshme duke ushtruar dhunë.