Lajm i keq për Sandro Tonali dhe për Italinë U-21, të cilët do të duhet të bëjnë pa mesfushorin e Milanit në dy ndeshjet e ardhshme europiane kundër Spanjës dhe Sllovenisë.Tonali, i përjashtuar gjatë ndeshjes debutuese kundër Republikës Çeke, është pezulluar për tri raunde nga Gjykatësi Sportiv.

Në këto kushte, Europiani i tij, mund të kenë mbaruar tashmë pasi do të duhet që “Axurrët” e trajnerit Nikolato të mbërrijnë të paktën në gjysmëfinale për të pasur mundësinë që të aktivizojnë futbollistin.Sipas “RAI”, Federata do të apelojë vendimin që vështirë se mund të ndryshohet, pasi Tonali u dënua për faull dhe sjellje josportive duke shkelur një kundërshtar.