Silvio Zogaj nuk është më pjesë e Teutës. Mesfushori i avancuar ka ndërprerë bashkëpunimin me durrsakët teksa u shpall dhe kampion i Shqipërisë gjatë sezonit të kaluar. Këtë lajm e ka bërë publik vetë Teuta me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” teksa e falënderon mesfushorin për këto dy vite në Durrës dhe duke i uruar suksese në të ardhmen.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS

“Faleminderit Kampionë! KF Teuta falenderon Silvio Zogajn, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë dy viteve me fanellën blu. Zogaj meritonë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Faleminderit Silvio, paç fat KF Teuta!”.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndajnë rrugët me akord dypalësh, duke respektuar dëshirën e lojtarit për të kaluar në një tjetër skuadër ku do të ketë më shumë hapësira aktivizimi.24-vjeçari nga Lezha u bashkua me Teutën një vit më parë, duke arritur në një kohë të shkurtër të bëhej pjesë e historisë së suksesit të klubit durrsak.Në një sezon e gjysmë ai fitoi gjithçka me “djemtë e detit”, ndërsa u aktivizua si zëvendësues në 14 ndeshje. Gjatë këtij sezoni ai shënoi edhe një gol në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Luzit.Kësisoj, pas Sherif Kallakut, Bobi Celeskit, Adolf Selmanit, Pepi Gjorgievit, Igli Moqit, Santiago Selmanit dhe Laurenc Xhekës, Silvio Zogaj bëhet lojtari i radhës që nuk do të jetë më pjesë e kampionëve.