Emanuele Ndoj do të nisë një aventurë të re. Mesfushori shqiptar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Brescian dhe për shkak se nuk ka rinovuar, ai ka përfundojë jashtë skuadrës.

27-vjeçari po stërvitet vetëm, ndërkohë që për shërbimet e tij interesohet prej ditësh Lecco, skuadra që po lufton për të qëndruar në Serie B (renditet në vendin e 16-të).

Shtypi italian shkruan se dy klubet kanë rënë dakord që Ndoj të transferohet tek ekipi i ri me parametra zero. 

Nëse Lecco arrin të mbijetojë në divizionin e dytë të futbollit italian, atëherë do të pagujë 10 mijë euro në arkat e Brescias.

Ndoj debutoi me kombëtaren shqiptare në majin e vitit 2018 dhe deri tani e ka veshur në 6 raste fanellën kuqezi, teksa ka shënuar edhe 1 gol në miqësoren ndaj Ukrainës.