Në Katedralen Katolike në Tiranë po mbahet ceremonia e fillimit të shërbimit baritor të Imzot Dodaj.
Imzot Dodaj do të marrë sot detyrën si Arqipeshkvi i ri i Tiranës dhe i Durrësit, që iu besua nga Papa Françesku, ndërkohë që besimtarët kremtojnë sot fillimin e shërbimit baritor të imzotit.
Në këtë ceremoni të veçantë, marrin pjesë edhe krerët e lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministrin Rama, i cili u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Njoftimi i emërimit u shpall më 30 nëntor nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs.