Meshkujt kanë tru më të madh se femrat, por në gjuhë mjekësore kjo nuk do të thotë se janë më të zgjuar. Përkundrazi.
'DailyMail' foli me David Dexter, drejtues i bankës së organeve në Londër, i cili tha se e dallon gjininë e dhuruesit të trurit vetëm nga madhësia e tij.
"Përgjithësisht, truri i femrës është më i vogël"- pohon Dexter dhe shton me një shkelje syri: "çka do të thotë, më i përqëndruar dhe i mirëorganizuar."
Kur bëhet fjalë për trurin, ai i femrës perceptohet shpesh si një organ ndryshe nga truri i mashkullit. Ekspertët shpjegojnë se nuk është aspak kështu, porse truri ka përparësi të tjera tek secila gjini.
Meshkujt janë më të aftë të shohin në tre dimensione, kurse truri i femrës ka kujtesë pamore më të fortë dhe mund të dallojë edhe detaje më të vogla.
Ky është i vetmi ndryshim që kanë vërtetuar studimet; madhësia nuk tregon zgjuarsi. Edhe pse burrat e kanë trurin 10% më të madh, nuk është gjetur asnjë lloj proporcioni me aftësitë konjitive.





