6 gusht 2013 – Nëse një burrë i martuar krijon një lidhje jashtë martesore,zemra e tij fillon të rrahë 3 herë më shumë se mesatarja dhe kjo gjë mund të shkaktojë infarkt. Ky është një alarm që jepet nga revista shkencore italiane "Journal of Andrology”.
Sipas studiuesve, rreziku me të cilin përballen meshkujt që tradhëtojë është shumë i fortë, deri në pikën e rrezikimit të shëndetit.
Pikërisht kështu. Burri që tradhton gruan apo të dashurën me një grua tjetër shkon drejt një rreziku të sigurt për infarkt në zemër.
“Stina e verës rrit mundësitë për aventura jashtëmartesore të cilat rrezikojnë të kthehen më pas dhe në marrëdhënie të vërteta”, komenton profesor Mario Maggi, koordinator i studimit dhe drejtor i departamentit të kompleksit të strukturës organizative të Mjekësisë së seksualitetit dhe andrologjisë në 'Kompania Careggi Spitali i Firences. Për shumë meshkuj është e vështirë të mësohen me idenë e mos të paturit një të dashur dhe sipas një sondazhi që u krye në Itali 69% e të intervistuarve mendojnë se nëse do të tradhëtoheshin nga partneri I tyre edhe ata do t’ia kthenin me të njëjtën monedhe: dhe 3 nga 4 të intervistuar këtë veprim nuk e quanin tradhëti.





