4 gra janë dhunuar në Durrës nga partnerët dhe djemtë, duke regjistruar për këtë javë që po mbyllet një numër rekord përsa i përket rasteve të dhunës brenda 4 mureve të shtëpisë.
Bashkëshortët, ish-bashkëshortët apo djemtë janë autorët e dhunës në familje, duke i detyruar këto gra t’i drejtohen policisë për ndihmë.
Ja rastet më të fundit të dhunës në familje të dokumentuara nga policia e Durrësit:
- Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.GJ, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti G.GJ, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.Q, vjeç 57, pasi dyshohet se djali A.Q, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen DH.RR, vjeç 41, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti H.D vjeç 53, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.T, vjeç 27 pasi dyshohet se bashkëshorti E.T, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





