Siç raportohet ditën e sotme, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, nuk do të jenë në treshen përfundimtare që do të garojnë për çmimin prestigjioz, Topi i Artë. Portugezi dhe argjentinasi kanë ndarë 10 vitet e fundit këtë çmim, që kur i fundit që e fitoi në 2007, ishte Rikardo Kaka.
Por, sipas gazetarit francez të RF1, Erik Mamruth, ai ka shkruar në Twitter ku shprehet se sipas disa informacioneve shumë sekrete, tashmë që janë numëruar gjysma e votave, Mesi e Ronaldo janë jashtë treshes finale.
Sipas tij, për Topin e Artë, deri me votat e numëruara tashmë, janë Luka Modriç, Rafael Varan dhe Kilian Mbape.





