Lionel Mesi ditën e djeshme, ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar. Argjentinasi shënoi 36 gola dhe la në vendin e dytë Mbapenë me 33 gola.

Në ceremoninë e djeshme nuk mund të mungonte familja e Mesit. Dy djemtë e tij Tiago dhe Mateo, ishin ata që u morën trofeun e babait në duart e tyre.Si fillim Mesi ia dha trofeun Tiagos, por Mateo që ia marrë dhe nga sa duket në video është disi i mërzitur.

Moment që ka shkaktuar të qeshura në sallë.Vet Mesi është shprehur se Mateo është fëmija më i zhurmshëm dhe në shumë raste del kundër tij dhe vëllait të madh.