Lionel Mesi dhe bashkëshortja e tij Antonela Rokuzo kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale me një paraqitje të papritur gjatë koncertit të Coldplay në “Hard Rock Stadium”, në Miami.Lionel-Messi-Anotela-ColdplayNdërsa turma po shijonte muzikën dhe energjinë e Chris Martin dhe bandës së tij, një moment i papritur ndezi atmosferën në stadium: fytyra e Mesit u shfaq në ekranin gjigant, duke shkaktuar menjëherë brohorima dhe thirrje “Mesi! Mesi!” nga fansat.Futbollisti argjentinas, buzëqeshi me modesti, ndërsa përkrah tij, Antonela shkëlqente, duke kërcyer dhe shijuar koncertin.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Chris Martin, në mes të performancës, ndaloi gjithçka për të përshëndetur personalisht kampionin e Botës:“Leo, vëllai im i bukur. Ti dhe gruaja jote dukeni fantastik. Faleminderit që erdhët sonte. Je sportisti më i madh i të gjitha kohërave.”Në rrjete sociale, videoja e momentit është bërë virale në pak orë. Komentet e fansave shkojnë nga entuziazmi total tek batuta të tipit:“Ky njeri nuk ka asgjë për të provuar. Edhe në koncert është GOAT-i!” dhe “Antonela + Coldplay + Mesi = kombinimi perfekt i verës në Miami.”