Me golin e shënuar ndaj Deportivo La Korunjës, për fitoren e Barcelonës, me 2:0, Lionel Mesi ka shënuar një tjetër rekord bote – për gola të shënuar në ndeshje të njëpasnjëshme në një kampionat.
25-vjeçari shënoi golin e dytë për Blaugranët në minutën e 88-të, ndërsa kjo ishte ndeshja e 17-të radhazi në La Liga në të cilën ai shënonte dhe kështu theu rekordin paraprak të Teodor Peterek.
Sulmuesi polak ka shënuar 22 gola në 16 ndeshje të njëpasnjëshme në Ligën e Parë Polake në sezonin 1937-1938. Mesi tani ka 40 gola të shënuar në Primera divizion.