1nëntor 2015 – E njohur për frymën kritike, ish-deputetja e PD, Mesila Doda i është shfryrë politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi. Me librin e fundit të tij, “Kandidati”, Blushi trajton figurat historike-kombëtare shqiptare me shumë vese, deri në vjedhje e kërnacëri, si Ismal Qemali, Fan Noli apo Lef Nosi. Nga ana e saj, Doda nëpërmjet një statusi në Facebook e cilëson Blushin si hienë.

Shkrimi i plotë i Dodës

A i keni vene re hienat? Çakej qe ulerasin e behen bashke sa here dikush i afrohet e don te gervishte te verteten… Eterit e kombit, firmetaret e pavaresise vazhdojne te denohen me litar ne perjetesi. Grate qe guxojne te hapin gojen per te treguar çkane pare e hequr ne kurriz te tyre, ne qelite e ferrit qellohen me gure ne publik e me pas struken ne friken e se kaluares…

Çfare kombi jemi qe nuk çlirohemi dot nga urrejtja, nga e keqja, nga dhuna e se djeshmes. Cfare qenjesh mund te nderojne te ligen si heroike dhe te poshterojne heroin si ligesi..

Une nderoj firmetaret e pavaresise, ata burra qe mostrat e komunizmit i varen, vrane dhe i trajtuan si tradhetare. Une nuk pranoj dot qe krimi dhe kriminelet te trajtohen si heronj, ndersa viktimat te trajtohen si tradhetar a si te cmendur. Zgjedh te mbetem ne anen e tyre.

/portali DurresLajm/