7 shtator 2015 – Mesila Doda duket se është larguar nga grupi parlamentar demokrat. Gjatë seancës së sotme plenare, e para për këtë sesion të ri parlamentar, ajo nuk ka qenë në radhën ku qëndrojnë deputetët demokratë, por në atë të çamëve, shkruan “Panorama”.

Në nisje të seancës, Doda është ulur në radhën ku qëndrojnë deputetët e PDIU-së, pranë kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizit.

Deputetja demokrate ka qenë një nga kritiket më të ashpra ndaj Lulzim Bashës, për mënyrën sesi ai po e drejton partinë.

/portali DurrësLajm/