TIRANE, 22 nentor 2013 –Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, njihet si një ndër miket e afërta prej vitesh me z.Sokol Olldashi.Pervec postimit
"S'te them dot lamtumire " dhe dy foto qe dukej qarte dhimbja qe ndjente, ajo postoi në “Facebook” tekstin dhe videon e një kënge, që Sokoli ia këndoi në ditëlindjen e saj.
“Kjo ishte kënga që Sokoli këndoi në ditëlindjen time, dhimbja për ty miku im nuk paska fund”, – shkruan Doda.
KËNGA E KËNDUAR NGA SOKOL OLLDASHI NË DITËLINDJEN E MESILA DODËS
Këtu s’do të jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë
Po kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Atje do të jem i fshehur unë
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.





