3 dhjetor 2014– Deputetja Mesila Doda, e cila e ka manifestuar gjithnjë hapur besimin dhe respektin për fenë katolike, ka reaguar në rrjetin social Facebook ndaj deklaratës së Avokatit të Popullit z. Igli Totozani mbi ndryshimet në kodin e familjes për bashkëjetesën gay. Sipas saj, ky fakt duhet konsideruar marrëzi dhe atentat ndaj konceptit tradicional të familjes. Ajo i kërkon Totozanit të drejtojë vëmendjen tek e drejta e jetës dhe e dinjitetit njerëzor që po nëpërkëmben çdo ditë.
“Ndoqa me shqetësim propozimet dhe deklaratën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili kërkon të fusë bashkëjetesën gay në kodin e familjes si edhe perkufizime te reja te identitetit gjinor.
Pa asnjë mëdyshje a hezitim, deklaroj se kjo marrëzi është atentat i pastër kundër vlerave të familjes dhe kundër modelit që Zoti krijoi mbi tokë dhe qe shoqeria dhe institucionet kane detyre ta ruajne dhe ta promovojnë, që konsiston në modelin e bashkimit burrë dhe grua dhe gjithë brezave që rrjedhin prej tyre.
Një strategji e tillë, nuk është e pamenduar, por rrjedhoje e nje lobimi te fuqishem politik pro-gay ekzistues për fat të keq në gjithë institucionet politike dhe vendimmarrëse, shqiptare dhe europiane.
Që askush të mos mundohet të krijoje insinuata te kota, nuk kam asnjë ndjenjë negative a urrejtje nga LGBT, por besoj fort se modeli që shoqëria jonë duhet të mbështesë është modeli i familjes dhe i bashkimit burrë-grua, si modeli i vetëm që siguron të ardhmen e shoqërisë njerëzore.
Ndërkohe i kërkoj avokatit të LGBT që të merret seriozisht me shqetësimet për mbijetesë që kanë ato qindra mijëra familje shqiptare që po vuajnë nga arbitrariteti i një shteti të dhunshëm dhe policor, të interesohet për të drejtën e jetës dhe të dinjitetit njerëzor që po nëpërkëmbet çdo ditë përpara syve të Totozanit”.





