Mesila Doda ka kritikuar liderin e opozitës, Lulzim Basha, për akuzat që bën në adresë të kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar zgjedhjet në PS.

Doda shprehet për “Gazeta Shqiptare” se Basha është njeriu i fundit që duhet ta thotë këtë, pasi vetë ai është zgjedhur në krye të partisë duke shkelur statutin e PD-së.

“Nuk e di ku e gjen kurajën z.Basha dhe bën akuza të tilla. Ai është njeriu i fundit që duhet të flasë për demokraci dhe zgjedhje të lira e të barabarta. Vetë z.Basha është zgjedhur në mënyrë ekstra statutore”, shprehet Doda.

Sipas saj, edhe strukturat e tjera, përfshi zgjedhjen për drejtuesit e departamenteve, si dhe zgjedhjet e fundit për Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë bërë në shkelje të statutit të PD-së. Mandej, ajo shprehet se ndihet e shqetësuar nga ai që e cilëson si modeli Stalinist në partitë politike shqiptare duke shtuar se edhe Stalini do ua kishte zili këtyre kokoroçëve.