29qershor 2015 – Deputetja demokrate Mesila Doda njihet për deklaratat e saj shpeshherë kundër rrymes së drejtuesve të PD-së. Së fundi, ajo me anë të një statusi në rrjetet sociale përshendet kryebashkiaket e reja të zgjedhura me votimin e 21 qershorit. “Uroj gratë që u bënë kryetare bashkie në zgjedhjet lokale: Voltana Ademi, Zamira Rami, Florjana Koka, Majlinda Bufi, Miranda Rira, Luljeta Dollani, Juliana Memaj, Rajmonda Balilaj, Luiza Mandi. Ju jeni risia me e bukur e këtyre zgjedhjeve. Jepini fuqi besimit të shqiptarve që ju votuan dhe sillni ndryshime pozitive aty ku do qeverisni”, shkruan Mesila Doda. Në listën e kryebashkiakeve të reja, vetëm njëra është kandiduar nga Partia Demokratike, pasi gjithë të tjerat janë të majta.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”