TIRANE, 15 prill 2013 – Operacioni policor “Mesnata 1” bëri të mundur prangosjen e një të riu, mbi të cilin rëndojnë 20 akuza për vjedhjen e subjekteve të ndryshme.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se i ndaluari Emirjon Nikaj, rezulton të jetë autori i të paktën 20 vjedhjeve të realizuara në kryeqytet kohët e fundit.

Në shënjestrën e tij viheshin kryesisht lokale, qendra interneti, banesa si dhe dyqane ushqimore.

Grupi hetimor që është marrë me zbardhjen dhe dokumentimin e provave në ngarkim të Nikajt bën të ditur se po vijon hetimi për të zbuluar nëse hajduti i ri ka kryer grabitje të tjera ende të pazbardhura.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/