TIRANË, 1 korrik 2013 – E diela në malet e Bulqizës ka qenë tejet “aktive” me lëkundje toke, teksa erdhi e gjashta goditje në mesnatës e 30 qershorit-1 korrikut 2013.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar në ora 22:58:34 GMT 30 qershor 2013 ose 00:58:34 (koha e Shqipërisë) 1 korrik 2013 lëkundje toke me forcë M=2.7 në thellësinë 7 km, në zonën malore të Ostrenit Bulqizë (shih etiketën në hartën e parë).
Por tërmeti lokalizohet midis fshatrave Gjinovec dhe Trebisht të komunës së Trebishtit dhe jo në Ostren, po t’u referohemi koordinatave 41.39°N, 20.53°E, që jep Google earth (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë)
Info/
Komuna e Trebishtit në nënqarkun e Bulqizës (Dibër) ka nën juridiksion fshatrat Klenjë, Gjinovec, Trebisht-Balaj, Trebisht-Çelebi, Trebisht-Mucinë, Vërnicë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





