Teksa po përfundon numërimi i votave për përqindjet e partive politike, ka filluar edhe numërimi i votave për kandidatët brenda listave.

“Telegrafi” mëson se anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që tashmë dihet me siguri se do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj.

Teuta Haxhiu ka arritur t’i grumbullojë deri tani mbi 10 mijë vota.

Gjasat të mëdha për t’u bërë deputet i ka edhe ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha.