Sajti i specializuar për statistika dhe vlerën e futbollistëve, Transfermarkt ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Në krye qëndrojnë dy sulmuesit e momenti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, të cilët vlerësohen 180 milionë euro.

Në podium qëndron ylli anglez i Real Madridit, Jude Bellingham, së bashku me shokun e tij të ekipit Vinicius Junior, që vlejnë 150 milionë.

Më pas klasifikimi vazhdon me Saka, Osimhen, Musiala, Foden, Kane dhe Pedri.