Superstari i Barcelonës, Lionel Messi, kohët e fundit zbuloi se Zinedine Zidane është i vetmi lojtar, që nuk ka kërkuar ta shkëmbejë fanellën me të. Argjentinasi është, megjithatë, një zgjedhje popullore për kundërshtarët, kur vjen koha për ndërrim të fanellave pas ndeshjes. Kjo ka siguruar që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të ketë tashmë një koleksion me fanellat e yjeve të futbollit gjatë viteve.
Çuditërisht, kolegët e klubit dhe bashkatdhetarët e tij duken të spikatur në galerinë e tij, me disa fanella të Real Madridit në përzierje, pavarësisht nga rivaliteti i tyre intensiv me Barçën. Angel Di Maria, Iker Casillas dhe Raul mund të shihen, që ia kanë dorëzuar Messit fanellën e tyre në një fazë të karrierës. Ylli i “Camp Nou” ka edhe fanella të bashkëlojtarëve, si Luis Suarez, Cesc Fabregas, Gerard Pique, Dani Alves dhe Lucas Digne, së bashku me yjet e Premier League, Sergio Aguero dhe Yaya Toure.