Lionel Messi pas spektaklit në fushë solidarizohet me familjet në nevojë.  Përmes fondacionit të tij, ylli i Barcelonës ka dhuruar produkte shëndetësore bazë, që kapin vlerën e 100,000 euro për krahinën argjentinase të Chacho. 

Lojtari i dërgoi produktet në rajon nëpërmjet UNICEF-it, një organ ku ai është ambasador. Të pajisur me materiale sanitare për ndihmën e parë, ata u dorëzuan mes nëntorit 2017 dhe shtatorit 2018. 

Përveç kësaj, u shpërndanë 240 kuti të rimbursimit dhe dy seanca trajtimi falas për pacientët nga ajo zonë. Nga ky veprim i Messit përfituan  37,755 vajza dhe djem nga 41,600 persona që vuajnë në këtë zonë.