Brazil, 16 qershor 2014 – Lionel Messi e ka bërë një gjest që pak kush e ka pritur. Ylli argjentinas e injoroi një vogëlush në tunel, para futjes në fushë, për ta zhvilluar ndeshjen me Bosnje e Hercegovinën.

Në fakt, vogëlushi ia zgjati dorën sulmuesit të Barcelonës për ta përshëndetur, por 26 vjeçari e refuzoi një gjë të tillë, duke preferuar t’ua zgjaste dorën gjyqtarëve të ndeshjes.

Me siguri, Leo është penduar për një veprim të tillë…

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/