3 shtator 2015 – Një iniciativë mjaft interesante është parë në rrugët e Londrës. Emrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po shfrytëzohen për të mbrojtur mjedisin në Londër nga mbetjet e cigareve. Në qytet janë vendosur shporta për hedhjen e mbetjeve të cigares në fushatën për të mos i hedhur ato në rrugë, por në shportat e veçanta.

Në pyetjen se cili është futbollisti më i mirë në botë, Messi apo Ronaldo, qytetarët me anë të mbetjeve të cigares mund të japin një lloj vote duke e hedhur mbetjen e cigares në shportë. Ronaldo mbetet më i famshëm në Angli pas aventurës që kishte te Manchester United dhe deri tani po fiton në disa nga shportat në qytet.

/portali DurresLajm/