Lionel Messi, kampioni argjentinas nderoi kujtimin e Papa Françeskut i cili u nda nga jeta të hënën e 21 prillit në Vatikan. Me origjinë nga Argjentina, Papa i ndjerë ishte një fans i futbollit që në vegjëli dhe kishte një lidhje me klubin e San Lorenzo në vendlindje. “Një Papë ndryshe, argjentinas”, shkroi sulmuesi i Inter Miami në Instagram, krahas një fotoje nga takimi i tyre në vitin 2013. Më tej Messi shkruan “Papa Françesku, faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. Do të na mungosh.” Veç sfidave në Itali, edhe Shoqata e Futbollit në Argjentinë shtyu çdo ndeshje të hënën në shenjë zie për ndarjen nga jeta të Papës. Ndërkohë në ndeshjen e radhës te San Lorenzo do nderojnë kujtimin e Papës me një minutë heshtje.
Messi homazhe për Papa Françeskun: Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik
A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët përballen me një krize të rëndë, pasojë e korrupsionit
Trafik droge dhe grabitje, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali! Do të vuajë dënimin e mbetur





