12 mars 2015 – Lionel Messi u fotogafua në Londër teksa dilte nga një kazino bashkë me ish-shokun e skuadrës, Cesc Fabregas, dhe dy partneret e tyre Antonella Roccuzzo dhe Daniella Semaan. Kjo nuk është hera e parë në pak javë që 4 herë fituesi i "Topit të Artë" frekuenton ambiente të tilla. Ylli argjentinas i Barcelonës ka thënë se instikti i kumarxhiut e bën atë një futbollist të madh dhe njërin ndër më të mirët në historinë e futbollit.
"Ka njerëz të cilët mendojnë se mënyra e lojës sime vjen prej natyrës. Sidoqoftë, nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por një gjë e di me siguri, unë kam instiktin e një kumarxhiu", ka thënë Messi për një portal anglez.
“Në fushë mendoj gjithmonë të bëj lëvizjen apo të marr vendimin e duhur. Unë mbaj një presion shumë të madh mbi vete, por presioni i përmirëson aftësitë e mia", ka shtuar futbollisti i mirënjohur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





