Masa të jashtëzakonshme sigurie për legjendën e futbollit argjentinas, i cili ndodhet në kryeqytetin e Indisë. Lionel Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e fundit të turit 4-ditor indian. Më parë ishte ndalur në Kolkuta, Hyderabad dhe Mumbai.Pas kaosit në Kolkuta, ku një turmë tentoi ta takonte me “dhunë”, në kryeqytetin e Indisë masat e sigurisë ishin shumë të rrepta. Sipas Ndtv, Messi dhe njerëzit e tij kanë prenotuar një kat të tërë në hotelin që kishin zgjedhur.

Gjithmonë sipas Ndtv, stafi i Messi-t ka organizuar disa takime me dyer të mbyllura me VIP-a dhe biznesmenë, që kanë paguar secili 10 milionë rupi, rreth 93 mijë euro. Futbollisti do të takojë edhe disa zyrtarë të lartë të parlamentit. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një event në stadium, ku do të takojë përfaqësues të “Minerva Academy”, që ka fituar 3 trofe në futbollin e të rinjve.