Lionel Messi nuk dëshiron ta krahasojnë me asnjë lojtar. Ylli argjentinas i është përgjigjur gazetarit, rreth pyetjes për rivalitetin me Cristiano Ronaldon.

“Nuk e krahasoj veten me Cristiano Ronaldon e as me askënd tjetër. Unë po mendoj vetëm për veten dhe për bashkëlojtarët, për të fituar sa më shumë ndeshje”, deklaroi 28 vjeçari për MBC.

“E vetmja gjë për të cilën merrem është ta ndihmoi ekipin dhe të mundohem të përmirësohem çdo sezon”, përfundoi ai.