“Jam shumë i lumtur që kam mundësi të arrij objektivin tim për të mbyllur rrugëtimin në një botëror me ndeshjen time të fundit në një finale”.
Kjo është ajo që ka thënë Lionel Messi pas gjysmëfinales me Kroacinë, duke mos lënë asnjë shteg për t’u keqkuptuar. “Pleshti” do ta mbyllë aventurën me skuadrën kombëtare pas finales së datës 18 dhjetor.
“Të dielën është ndeshja ime e fundit në një botëror dhe për këtë nuk kam dyshime. Tjetri luhet pas 4 viteve dhe nuk mendoj se do të jem. Gjthçka kam përjetuar në këtë botëror ka qenë shumë emocionuese, ashtu si edhe për njerëzit në Argjentinë që po argëtohen shumë”, thekson Messi që me shumë mundësi do të vendosë edhe rekordin e minutave të luajtura në finale pasi aktualisht numëron 2200 në Kupat e Botës por Paolo Maldini është vetëm 15 minuta larg.





