29 qershor 2015 – Lionel Messi vazhdon të mbetet nën hetim për lidhje të mundshme me një kartel meksikan droge dhe për pastrim parash, shkruan gazeta “El Mundo”.

Sipas kësaj të përditshmeje, fondacioni i Messit, i cili organizon ndeshje bamirësie në Amerikën Latine dhe në Shtetet e Bashkuara, është vënë në dyshim për pastrimin e parave të kartelit të drogës, Valencia, një nëndegë e kartelit famëkeq Sinaloa.

Sipas “El Mundo”-s, hetuesit po shikojnë mundësinë nëse disa lojtarë ku përfshihen edhe shokët e skuadrës së Messit te Barcelona, Jose Manuel Pinto, Dani Alves dhe Javier Mascherano, mund të kenë përfituar në mënyrë të fshehtë nga ndeshjet e bamirësisë, duke bërë evazion fiskal.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/