Ylli i Barcelonës, Leo Messi këtë herë ka vendosur që pushimet e tij me familjen t'i kalojë në Ibiza, në jahtin luksoz.
Por, një tifoz i madh i tij me dëshirën e madhe për ta takuar, ka vendosur që me not të shkoj të takojë Messin dhe të fotografohet me të.
Leo Messi, i cili po i kalon pushimet në një jaht superluksoz në Ibiza, paguan 7800 euro për një ditë, kanë raportuar mediat spanjolle.
Jahti është i gjatë 28 metra, ka katër dhoma dhe dy banja, një barkë me pedale, një motor uji, dy kajakë, një kuzhinier si dhe tre anëtarë ekuipazhi.
Një luks i vërtetë.





