6 prill 2014 – Lionel Messi ka treguar se është gjeni në futboll, por ylli argjentinas nuk di të kryejë vetëm këtë zanat. 26 vjeçari e ndihmoi Barcelonën në fitoren 3:1 në Camp Nou të shtunën ndaj Betisit, ndërsa të dielën, ai e ka shijuar ditën e mirë dhe me diell, duke organizuar një aheng të vogël në shtëpinë e tij. Këtë festë të vogël ku dominonte mishi në zgarë e shijuan mysafirët Javier Mascherano, Jose Manuel Pinto e Tata Martino. Këto janë organizime tipike argjentinase dhe një gjë të tillë e kishte bërë muajin e kaluar edhe trajneri Martino.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/