29 qershor 2015 –Një i ri argjentinas, Santiago Lopez Menendez është shprehur se Leo Messi i ka shpëtuar jetën atij. Ai është marrë peng javën e kaluar nga disa terroristë nigerianë që flisnin shumë pak anglisht, por ka shpëtuar vetëm falë Messit.

Menendez thotë se duke qarë ka thirrur ‘Messi,  Messi, Messi’ dhe më pas rrëmbyesit janë sjellë shumë më mirë me të. Ai pas tre ditësh është liruar dhe gjendet në Ambasadën e Argjentinës në Nigeri.

“Do ia di gjithmonë për nder Messit. Duke thirrur emrin e tij unë jam gjallë”, tha Menendez për mediat vendase. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/