Një incident i ndodhi Leo Messit në Aeroportin Ndërkombëtar Narita në Tokio. Ndërsa futbollistët e Barcelonës përgatiteshin për të kryer kontrollin e pasaportave, disa tifozë të River Plates, kanë fyer Leo Messi.

Situata u tensionua kur njëri prej tyre e pështyu Messin.

Ylli argjentinas ka humbur toruan dhe ka tentuar ta godasë tifozin. Menjëherë kanë ndërhyrë dhe pjesëmarrësit e tjerë për ta ndaluar.