France Football tërheq vëmendjen mediatike sportive me një lajm të bujshëm. Sipas revistës franceze Lionel Messi i ka dërguar një mesazh brazilianit Neymar Jr të cilit i ka bërë thirrje të transferohet para vitit 2021 te Barcelona sepse pas 2 sezonesh do të jetë vetë ylli argjentinas që do të largohet nga blaugranat. “Sëbashk mund të fitojmë Champions Leaguen, dua që të rikthehesh.
Pas 2 vitesh do të largohem, kështu që do të mbetesh vetëm dhe do të marrësh vendin tim”, mësohet t’i ketë thënë Messi, brazilianit Neymar. Sinjale këto se 5-herë fituesi i Topit të Artë po luan sezonin e tij të parafundit me Barçën dhe do të largohet pikërisht në vitin që do t’i skadojë kontrata në verën e 2021-t, kur Leo të jetë 34 vjeç.





