18 shtator 2015 – Mësuese shembullore ditën dhe pornostare e jashtëzakonshme natën.

Kjo është jeta e dyfishtë e një 31-vjeçareje në Ohio të SHBA-së, e cila ditën ushtronte profesionin fisnik të mësuesisë, e ndërsa kur vinte nata, ushtronte profesionin e dytë, atë të një pornostari.

Kristin Sundman ishte mësuese në gjimnazin “Theodore Roosevelt”, por sapo u zbulua jeta e pistë që ajo bënte, u pushua menjëherë nga puna.

Në shumë faqe pornografike ndodheshin foto dhe video të saj, ndërsa ajo ndodhej e zhveshur dhe kryente akte seksuale mbi veten apo dhe me persona të dy gjinive, shkruan prestigjiozja “Daily Mail”.

Drejtori i gjimnazit është shprehur se nxënësit nuk kanë qenë të përfshirë dhe se Kristin ka qenë një punonjëse e shkëlqyer. Askush nuk do të dyshonte më parë se ajo mund të ishte një pornostare.

/S.L. portali DurresLajm/