Koronavirusi i ka marr jetën një mësuesi nga Pogradeci. 44-vjeçari prej ditësh ishte i intubuar në spitalin Infektiv, në Tiranë, ndërsa nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.

Ai quhej Leonard Xhemollari dhe ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërkohë që ishte infektuar pas një vizite në Ohër, teksa ishte me pushime.

44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dy javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera. Per fat te keq sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.