KORCË, 16 maj 2013- Një mësues grek në Korçë ka tentuar t’i japë fund jetës sot duke u ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çiflig, ndërsa personi që tentoi t’i jepte fund jetës ishte Theodhoros Moraitidhis, mësues fiskulture në shkollën Omiros.
Mësohet se për të ndalur këtë të fundit, t’i jepte fund jetës ka ndërhyrë policia.
Policia po heton për ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se mësuesi grek e ka marrë këtë veprim në një moment depresioni. Mësohet se ky i fundit vuante prej kohësh nga kjo sëmundje dhe kurohej në Greqi.





