Një mësues 50-vjeçar në SHBA i ka ofruar një nxënësit të tij 50 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kështu, Thomas Weir, që punonte si mësues në JFK High School, në Paterson të New York-ut, kishte filluar një miqësi në Facebook me njërin prej nxënësve të tij. 

Duke përfituar nga ciltërsia e nxënësit, 50-vjeçari i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të shumës së 50 mijë dollarëve.

Fillimisht djali kishte pranuar dhe kishin lënë një takim në parkingun e një restoranti, por më pas djali kishte denoncuar rastin dhe mësuesi është arrestuar. 

Tashmë nëse shpallet fajtor nga gjykata ai rrezikon burg deri në 40 vjet për tentativë kryerjesh marrëdhënie sesuale me të mitur.