Kinë, 11 prill 2014 – Katër edukatore në një kopsht fëmijësh në Kinë, që kishin nisur të kishin dyshime se përse çaji i tyre kishte erë të çuditshme, vendosën që të ngrenë një kamera të fshehtë. Ato zbuluan për habi se kolegu i tyre urinonte në termuset e çajit.

Policia e ka arrestuar 54- vjeçarin Gao Chao dhe e dërgoi në spital për t’u testuar nëse ka ndonjë sëmundje infektuese. Më pas policia e liroi duke thënë se ai nuk ka kryer ndonjë krim pasi është mirë nga ana shëndetësore dhe veprimet e tij nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm.

Mësuesi kinez e ndërmori këtë veprim pasi ndjehej i shpërfillur nga koleget. Ai tha se ato nuk e respektojnë sa ç’duhet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/