Arrestohet një mësues 64-vjeçar në Tiranë, pasi ka kryer vazhdimisht veprime të turpshme me nxënësen e tij të mitur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.
Ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe.
Pasi rasti është denoncuar në polici, mësuesit iu vunë prangat dhe ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe nëse ky mësues ka ngacmuar edhe fëmijë të tjerë të shkollës ku jepte mësim.





