Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe.
Burime nga policia bëjnë me dije se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.
Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.
Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.
Lexoni edhe: