3 qershor 2015 – Pas ngjarjes në shkollën e Kryekuqit të Lushnjës, ku mësuesi përdhunoi nxënësen 12 vjeçe, Ministria e Arsimit ka çuar ekspertë për asistencë psiko-sociale në shkollën “Hysen Malko”. “Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle”, thuhet nga ministria.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





