5 qershor 2015 – Demir Hoxha, mësuesi i akuzuar se përdhunoi dhe abuzoi seksualisht nxënësen e mitur prej 6 muajsh, e ka mohuar në gjyq këtë. “Nuk e kam bërë këtë gjë”, kanë qenë fjalët e 62-vjeçarit, i cili nuk ka dhënë sqarime më tej pse nxënësja 11 vjeçe e ka akuzuar. Nga ana e gjykatës u la në burg pa afat mësuesi, për të cilin prokuroria tha se ka provë dhe përgjimet e kryera në ambientet e policisë së Lushnjës.

Familjarët e tij, edhe në godinën e gjykatës e kanë mohuar se njeriu i tyre ka abuzuar me të miturën, ndërsa kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”