6 qershor 2015 – Brenda një dite mësuesi nga Lushnja, Demir Hoxha, ka dhënë dy dëshmi kontradiktore lidhur me akuzat për përdhunimin e nxënëses së tij 12-vjecare.
Në sallën e gjyqit që u mbajt dje në Gjykatën e Lushnjes, Hoxha i ka mohuar akuzat e prokurorisë për abuzim seksual me nxënësen 12-vjeçare të shkollës “Hysen Malko” në Divjakë.
Por pas vendimit të gjykatës për ta lënë në burg mësuesin, familjarët e tij kërkuan largimin e avokatit. Me caktimin e një avokati, është zhvilluar një tjetër seancë e marrjes në pyetje të mësuesit, në prani të prokurorit dhe përfaqësuesve të policisë, ku gjatë kësaj seance 62-vjecari ka pranuar përdhunimin.
“Po e kam përdhunuar dy herë. Një herë në janar dhe njëherë në maj”, ka thënë mësuesi. Më pas është bërë edhe transferimi i tij në drejtim të burgut të Rrogozhinës. Ngjarja u bë publike pak ditë më parë. Familjarët e mësuesit thonë se kjo është një inskenim, ndërsa familja e nxënses është larguar nga fshati. 12-vjecari është në një gjendje të rënduar psikologjike.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/