“Një sjellje që përfaqëson një mungesë të madhe respekti për shkollën, për mësuesit dhe për të gjithë studentët që kalojnë çdo vit nga njëra klasë te tjetra,” – ka qenë shumë i rëndë komenti i Prof. Elda Frojo, presidente e komisionit për provimin e maturës, që Gianluigi Donnarumma duhet të bënte në shkollën “Leonardo da Vinci”, në Vigevano. “Zoti Donnarumma, – tha mësuesja për ANSA, – ka kërkuar ta bëj provimin në një moment tjetër. Ministria e Arsimit inkurajon edhe ata fëmijë që janë të talentuar në sport dhe i përkushtohen aftësive që kanë sepse sporti është shumë i rëndësishëm në edukim dhe në rastin e Donnarumma i dhamë leje sepse po përfaqësonte shtetin (Euro U-21) në një manifestim, por kur u kthye duhet të vinte të bënte provimin e jo të nisej me pushime.”

Donnarumma fluturoi bashkë me të fejuarën e tij në Ibiza. Presidentja e Komisionit shtoi: “Donnarumma do ta bëj provimin në një datë tjetër me 57 nxënës të tjerë që kanë marrë leje për arsye shumë të rënda familjare dhe jo për të shkuar në plazh, sepse mund të nisej vetëm 24 orë më vonë për pushime.” Ministrja e Arsimit, Valeria Fedeli, shtoi: “Ky është shembulli se sporti në nivele të larta dhe arsimi nuk e kanë të mundur bashkëjetesën.”